Merchandiser/e (8)

Job Description

KORPORATA RUGOVE është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me
brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të
bëhen pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në të gjithë
Kosovën (Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë/Vushtrri, Ferizaj, Gjilan, Prizren).

Pozitat e hapura janë:

MERCHANDISER/E

  • Prishtinë (x2)
  • Pejë (x1)
  • Gjakovë (x1)
  • Mitrovicë/Vushtrri (x1)
  • Ferizaj (x1)
  • Gjilan (x1)
  • Prizren (x1)

DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:

  • Siguron pozicionim sa më të mirë të produkteve nëpër markete.
  • Mirëmban dhe pastron ekspozimin e produkteve të kompanisë nëpër rafte sipas standardeve.
  • Kontrollon afatet e produkteve dhe stoqet.
  • Ndihmon në realizimin e promovimeve të produkteve.
  • Shpërndan material dhe rekuizita të ndryshme të marketingut sipas nevojës.

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitën e kërkuar në këtë konkurs, por
    nuk është e domosdoshme.
  • Të ketë patent shofer kategoria B.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

SI TË APLIKOHET
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre përmes butonit ‘Apliko Këtu’ ose në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë ose mund të kontaktojnë në numrin e telefonit +383 49 213 047.
Afati i fundit për aplikim është data 4 shkurt 2024, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e
ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Location