Mësimdhënës/e për lëndën Gjuhë Angleze

April 6, 2024

Job Description

📣KONKURS PUNE📣
Shkolla “International Maarif Schools of Kosova”, shpall konkurs për pozitën:
👩‍🏫Mësimdhënës/e për lëndën Gjuhë Angleze (1 pozitë e hapur, zëvendësim i pushimit të lehonisë për 6 muaj); në Prizren.
📝Kushtet për të marrë pjesë në konkurs:
✅ Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
✅Të kenë të kryer arsimin universitar në nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas normativit profesional për arsim të përgjithshëm në fuqi:
✅Bachelor 240 ECTS;
✅Sistemi katërvjeçar;
✅Niveli master arsimor – Fakulteti i Edukimit (300 ECTS), preferohet.
📝Të posedojnë këto dokumente:
1️⃣ Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës (secili konkurrues dorëzon kopjen e vërtetuar-noterizuar të diplomës Bachelor/Master).
Nostrifikimi, nëse kandidati/ja e ka të kryer shkollimin jashtë Kosovës.
– Duhet të jetë profili arsimor në bazë të normativit profesional të arsimin të përgjithshëm;
2️⃣ Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion i licencuar shëndetësor, me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore (pasi të pranohet në punë);
3️⃣ Dëshminë nga policia se nuk është nën hetime dhe nuk ka qenë i/e dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët;
4️⃣ Dëshmi për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor;
5️⃣ Ekstraktin e lindjes;
6️⃣ Kopjen e dokumentit të identitetit (ID);
7️⃣ CV.
Aplikimi do të jetë i hapur deri më 19 Prill 2024.
📧Konkursi është i hapur dhe aplikimi mund të bëhet online duke dërguar dokumentacionin tuaj në adresën elektronike në: prizren@maarifschools.org.tr (Dokumentet duhet të dërgohen të skanuara)!
❗️Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet e parapara sipas konkursit me do të ftohen në intervistë!
Kujdes: Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet me dokumente të pakompletuara nuk shqyrtohen dhe refuzohen.
Për më shumë informacione na kontaktoni në numrin kontaktues ose email:
📞 Kontaktoni për më shumë informacione:
Mob: +383 (0) 45 103 666, Prizren
E-mail: prizren@maarifschools.org.tr

Location