Mikpritës / Bellboy

May 15, 2024

Job Description

KONKURS

Nëse dëshironi të realizoni ëndrrën tuaj, ku mund të i tregoni aftësitë dhe shkathtësitë e juaja personale, të punoni në një ambient të ngrohtë dhe dinamik, atëherë tani është rasti i juaj. Me lokacion në qendër të Prishtinës, në lagjen Lakrishte, Rr. Tirana nr.31., në DERAND HOTEL!

Me qëllim të plotësimit të vendit të lirë të punës DERAND HOTEL kërkon staf të kualifikuar dhe profesional për pozitën e caktuar. Ajo çka kërkojmë ne është të jeni të përgatitur profesionalisht, të jeni të përgatitur për sfidat e gastronomisë dhe hotelierisë, të keni paraqitje miqësore, të njihni kërkesat e industrisë, të keni entuziasëm, profesionalizëm dhe të silleni me respekt.

Ne ofrojmë punësim me kontratë afatgjate, ambient komod, të rehatshëm si dhe pagë joshëse.

Pozita vijuese për të cilën mund të aplikoni është:

  • Mikpritës / Bellboy

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgjegjës për të përshëndetur mysafirët që vijnë dhe për të marrë bagazhet e tyre.
  • Përgjegjës për shoqërimin e mysafirëve në dhomat e tyre, duke shpjeguar të gjitha objektet e dhomës.
  • Përgjegjës për dërgimin e bagazheve, mesazheve, fakseve, paketimeve për mysafirët dhe për të ndërmarrë kërkesa të ndryshme të tjera për të siguruar rehatinë e tyre.
  • Përgjegjës për të konfirmuar numrin e përgjithshëm të mysafirëve dhe për të shkruar numrin dhe emrin e mysafirit në etiketën e bagazheve dhe sigurohet që asnjë bagazh të mos ketë ngelur në makinë.
  • Përkujdeset për transportin e bagazheve të mysafirëve që largohen nga dhoma në holl, duke siguruar që mysafiri të ketë verifikuar se të gjitha bagazhet janë të tij.
  • Sipas nevojws, përkujdeset që veturat të cilat kanë ardhje pranë Derand Hotel ti drejtojë dhe bartë në hapësirat e parkingjeve të objektit dhe në rastet kur kanë vajtje ti drejtojë automjetet nga hapësirat e parkingjeve deri në dorëzimin e tyre te personat që ju takojnë ato;
  • Përkujdeset dhe sigurohet që bagazhi të mbahet i pastër dhe në kushte të mira dhe kurrë mos të lejë bagazhet pa mbikëqyrje.
  • Përkujdeset në raste të jashtëzakonshme për të bartur të gjitha bagazhet e të ftuarve nga hyrja e hotelit në dhomë, duke demonstruar për mysafirin përdorimin e të gjitha pajisjeve në dhomë (dritat, TV, telefon, ventilim dhe siguri në dhomë, mini bar).
  • Përkujdeset që nëse ndonjë prej pajisjeve në dhomë nuk është në rregull, ai menjëherë raporton në departamentin e mirëmbajtjes, në mënyrë që të mund të riparohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kualifikimet dhe aftësitë profesionale

  • Minimum arsimi i mesëm;
  • Shkathtësi të mira profesionale në procedurat e vendosjes së mysafirëve;
  • Njohuri të komunikimit bazik të gjuhës angleze;
  • Shkathtësi të menaxhimit të punës nën presion;
  • Të ketë së paku 3 (tri) vite përvojë pune si mikpritës në hotele me 4 ose 5 yje;

Për të aplikuar në këtë pozitë të lirë, ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera përcjellëse, duke e përmendur në “Subject” – “Bellboy – Mikpritës” për të cilën aplikoni. Aplikimi të dërgohet në këtë e-mail: a.vranica@derandhotel.com, dhe përmes telefonit (nëse keni nevojë për më shumë info.): +383 49 987 600

Ju lutem keni parasysh se vetëm kandidatët që kanë kaluar me sukses përzgjedhjen fillestare do të marrin përgjigje pozitive dhe do të ftohen në intervistë.

Location