Punonjës/e Magazine

November 26, 2023

Job Description

Neptun Kosova shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtëpiake.

Pozicioni: Punonjes/e Magazine

Departmenti:Logjistikë

Vendodhja: Prishtinë

Jeni energjikë dhe të apasionuar pas teknologjisë?

Jeni një person me pasion, dashamirësi dhe buzëqeshje?

A ju pëlqen të komunikoni me njerëzit e tjerë?

A ju pëlqen të punoni në një mjedis modern dhe miqësor?

Dëshironi të punoni në një kompani dinamike me mundësi trajnimi dhe zhvillimi të vazhdueshëm?

Atëherë ju jeni ai / ajo që NEPTUN po kërkon!

Një ditë në ekipin tonë:

  • Shkarkon mallrat nga mjetet transportuese në çdo rast qe ka furnizime te reja
  • Rendit mallrat brenda në magazine para dhe pas shkarkimit të kamionëve
  • Ka përgjegjësi që mallrat të vendosen në vendet e caktuara, duke respektuar karakteristikat e secilit dhe kushtet e magazinimit te tyre
  • Ndihmon shoferet për ngarkimin e mallrave kur dërgesat bëhen me automjetet e kompanisë
  • Vendos deklaracionet e mallit, manualet e përdorimit te tyre
  • Kujdeset për ambient pune te pastër dhe të sigurtë
  • Përformon aktivitete të ngjashme

Kërkesat: 

  • Shkolla e Mesme
  • Pervoja e Punes e preferuar
  • Shkathtësi të menaxhimit të stresit gjatë punës nën presion
  • Shkathtësi ndërpersonale si: i/e orientuar në detaje, vetë motivuar, dhe komunikativ

NEPTUN ju ofron:

  •  Trajnim i vazhdueshëm
  •  Një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
  •  Paga 480-euro Bruto
  •  Bonus ne vleren e Dy Pagave
  •  Sigurim Shëndetësor
  •  Shujten Ditore
  •  Ambjent i shkëlqyer pune
  •  Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike
  •  Mundësi blerje te produkteve me Çmime preferenciale

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës. Për këtë pozicion ofrohen pagë konkuruese dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike hr@neptun-ks.com, ose duke plotesuar formen e aplikimit online ne linkun me poshtë, ose duke plotesuar aplikacionin në dyqanin më të afërt të Neptun

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”

Profili i kompanisë: BALFIN Group, Balkan Finance Investment Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Linku per aplikim:

https://www.neptun-ks.com/job-advertisement-details.nspx?advertisement=1082

Location