Shitës Ambulantiv, Shofer – kat. B

July 11, 2023

Job Description

KORPORATA RUGOVE është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në Ferizaj.

Pozitat e hapura janë: 
SHITËS AMBULANTIV (x1)
SHOFER – kat. B (x1)

DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE: 

SHITËS AMBULANTIV
• Është përgjegjës për shitje ambulantive në rajonin dhe pikat e caktuara paraprakisht.
• Ruan klientët ekzistues dhe gjen klient të rinjë.
• Zgjeron rrjetin e distribuimit për produktet/brendet ekzistuese dhe ato të reja.
• Ndjek planin e departamentit të shitjes për të gjitha produktet e ujit, djathit dhe të tjerat.
• Vëzhgon tregun dhe konkurrencën.

SHOFER (kat. B, C & E)
• Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
• Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
• Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
• Vozit automjetet e korporatës, si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton.
• Mirëmban automjetin, si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT 
• E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitën e kërkuar në këtë konkurs.
• Për pozitën Shitës ambulantiv dhe Shofer kat. B, të ketë patent shofer kategoria B.
• Për pozitën Shofer kat. C, të ketë patent shofer kategoria C, ndërsa për pozitën Shofer kat. E, të ketë patent shofer kategoria E.
• Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
• T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
• Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE 
• Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
• Ambient profesional dhe motivues.
• Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
• Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
• Mundësi të përparimit në karrierë.

SI TË APLIKOHET 

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë ose të plotësojnë aplikacionin e punës që mund ta merrni në zyrën tonë në Shkabaj.

Afati i fundit për aplikim është data 31 korrik 2023, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Location