Job Description
IFJB “CAPITAL”, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës në Departamentin e “Financave”, pozita – Zyrtar Financiar
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Regjistrimi kontabël i transaksioneve ditore financiare,
- Lëshimi dhe regjistrimi i faturave tatimore,
- Regjistrimi i shpenzimeve operative,
- Përgatitja dhe raportimi i obligimeve tatimore,
- Përgatitja e raporteve financiare sipas kërkesës së menaxherit,
- Të mbaj kontakte të vazhdueshme me klientët e kompanisë.
- Kryerjen e detyrave dhe punëve në përputhje me manualet e aplikueshme brenda kompanisë.
Kushtet që duhet plotësuar për pozitën e shpallur:
- Diplomë Bachelor në Kontabilitet, Financa
- Njohuri për SNRF, çështjet e kontabilitetit dhe sistemin e taksave të Kosovës,
- Shkathësi kompjuterike përkatëse (MS Excel, Word, PowerPoint),
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze (shkrim dhe të folurit e rrjedhshëm)
- Aftësi të mira komunikimi,
- Preferohet çertifikimi i nivelit të parë në SCAAK, KAF
- Preferohet se paku një vit eksperiencë pune si punonjës në financë & kontabilitet
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- CV;
- Diploma e përgatitjes profesionale;
- Kopja e letërnjoftimit;
- Çertifikata e lindjes;
- Vërtetimi i përvojës së punës (nëse ka);
- Çertifikata e SCAAK, KAF (nëse ka);
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes e-mailit; info@capital-ks.com ose përmes butonit “Apliko Këtu”
Afati i aplikimit është deri më datë 09.11.2023