Agjent të Shtijes

September 13, 2023

Job Description

Sh.P.K “LINE Group” FASAL

Prishtinë, Kosovë

Tel. 049 232 003

info@linegroup-ks.com

www.linegroup-ks.com

Fabrika me e specializuar për prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika dhe Fasadave nga alumini. LINE GROUP Sh.P.K. shpall:

  • Konkurs për Agjent të Shtijes

Përshkrimi i Përgjithshëm:

Jemi në kërkim të një Agjenti të Shtijes të përkushtuar dhe të pasionuar që do të përfaqësojë kompaninë tonë në shitjen e dritareve të plastikës dhe aluminit, si dhe dyerve të brendshme nga druri.

Ky konkurs është një mundësi e shkëlqyeshme për të bashkëpunuar me një kompani të njohur në tregun e ndërtimit dhe dizajnit të brendshëm.

 

Përshkrimi i Detyrave:

Agjenti i Shtijes do të ketë përgjegjësitë e mëposhtme:

  • Identifikimi i klientëve potencialë dhe zhvillimi i marrëdhënieve të reja me ta.
  • Paraqitja e produkteve tona dhe ofrimit të këshillave të nevojshme për klientët.
  • Përgatitja dhe prezantimi i ofertave të personalizuara për klientët.
  • Menaxhimi i komunikimit me klientët, duke përfshirë përgjigjen ndaj pyetjeve dhe kërkesave të tyre.
  • Ndihmimi në koordinimin e porosisë dhe shpërndarjen e produkteve tek klientët.
  • Monitorimi i tregut dhe konkurrencës, duke ofruar informacione të rëndësishme për menaxhimin tonë.
  • Përdorimi i mjetëve dhe teknikave të marketingut për të rritur vetëdijen për produktet tona.

 

Kualifikimet dhe Aftësitë:

Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara për këtë pozicion janë:

  • Përvojë pune në fushën e shitjes, veçanërisht në tregun e ndërtimit apo të produktit të ngjashëm.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bindjes së klientëve.
  • Aftësi për të kuptuar dhe përshpjeguar detaje teknike të produkteve.
  • Njohuri bazë e produkteve të dritareve të plastikës dhe aluminit dhe dyerve të brendshme nga druri është e preferueshme.
  • Aftësi të shkëlqyera të përdorurit të mjeteve të teknologjisë së informacionit dhe programeve kompjuterike të zakonshme.
  • Përgjegjshmëria dhe aftësia për të punuar në një mënyrë të pavarur.
  • Licencë shoferi dhe mjet i disponueshëm për të udhëtuar në terren për të takuar klientët.

 

Procedura e Aplikimit:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi dërgoni një CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën tonë të info@linegroup-ks.com

Ju mirëpresim të aplikoni dhe ju dëshirojmë suksese në procesin e aplikimit!

Location