Job Description
“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës,
TV Operator/e – Realizator/e
Vendi i punës: Prishtinë
ORARI ËSHTË PUNË NATE
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- Përgjegjës për transmetimin e video materialeve sipas skemës programore,
- Monitorim “live” i kanaleve duke përcjellur dhe/ose ndryshuar “eventet” kur kërkohet përmes sistemit të “PLAYOUT”,
- Përgjegjës për transmetim përmes “PLAYOUT” të “eventeve live”, sipas kërkesës,
- Regjistrimin e “live eventeve”,
- Kujdeset që materiali që do të kaloj në “PLAYOUT” është i përgatitur dhe nuk ka ndonjë problem me të.
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Së paku një (1) vit përvojë pune në cilësi të TV Operatorit – Realizatorit,
- Të ketë shkathtësi të mira të punës me kompjuter,
- Të ketë njohuri të programeve të audio dhe video montimit,
- Njohuri të Gjuhës Angleze.
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që t’i dërgojnë këto dokumente:
- CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme apo universitare;
- Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
- Certifikatat e trajnimeve eventuale;
- Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).
Aplikimi bëhet përmes email-it (postës elektronike), në: hr@artmotion.net. Kandidatët të cilët aplikojnë në formë elektronike (e-mail), në subjekt duhet të specifikojnë Pozitën.