Zyrtar Ligjor

February 7, 2024

Job Description

Ri-Shpall
K O N K U R S P U B L I K
për plotësimin e vendeve të lira të punës:

Zyrtar Ligjor (për përshtatshmëri ligjore) / Njësia e Zyrës Ligjore / Shërbimet e Përbashkëta
1 pozitë (Nr. 2039)
Detyrat

  • Merr pjesë në hartimin, plotësimin dhe ndryshimin e akteve interne nënligjore,
  • Përcjell dhe analizon ligjet dhe aktet nënligjore në të gjitha fushat;
  • Sipas autorizimit, përfaqëson dhe mbron interesat e RTK-së para gjykatave dhe institucioneve tjera përkatëse;
  • Përgatitë kontrata, opinione, marrëveshje dhe dokumente tjera ligjore;
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentet tjera të RTK-së në çështje ligjore me qëllim të sigurimit të
    konsistencës ligjore e rregullative midis njësive organizative si dhe pajtueshmërinë me legjislacionin në fuqi;
  • Rishikimi në aspektin ligjor i rregulloreve dhe politikave që shqyrtohen në Bordin e RTK-së;
  • Hartimin e vendimeve, konkluzave dhe rekomandimeve si dhe përgatitja e tyre për nënshkrim nga Bordi i RTK-së;
  • Këshillimi i Bordit të RTK-së rreth kornizës ligjore aktuale, ndryshimet e pritshme dhe ndryshimet që
    ndodhin;
  • Këshillimi ligjor i Bordit për të gjitha pikat e agjendës që mund të kenë implikim ligjor;
  • Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen nga mbikëqyrësi.

Kushtet

  • Kualifikim superior (Juridik);
  • Së paku dy (2) vite përvojë në punë të ngjashme;
  • Njohje e Legjislativit në Republikën e Kosovës;
  • Njohje e gjuhës angleze;
  • Njohuri pune me kompjuter;
  • Aftësi për caktimin e prioriteteve, për të punuar në mënyrë efikase nën presion;
  • Aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe me palë.

Për ketë vende të punës është e paraparë kontrata e punës me kohë të caktuar (një vjeçare), me mundësi
vazhdimi, me periudhë provuese 6 mujore.
Kandidatët e paraqitur për këtë pozitë duhet:

  • Të jenë qytetar të Kosovës – regjistruar sipas dispozitave ligjore të Republikës së Kosovës;
  • Të mos kenë angazhime, biznese, etj. të cilat mund të konsiderohen si konflikt interesi.

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • Një CV;
  • Dëshmitë e kualifikimit të noterizuara;
  • Një kopje të letërnjoftimit ose pasaportës;
  • Një letër motivuese;
  • Dy referenca;
  • Dëshmi të përvojës së punës;
  • Dëshmi nga Gjykata kompetente që nuk kanë qenë të dënuar me vendim të plotfuqishëm për vepër penale të dënueshme më shumë se gjashtë muaj (të lëshuar gjatë muajit të fundit para aplikimit);
  • Aplikacionin i cili mund të shkarkohet nga ueb-faqja e RTK-së: https://www.rtklive.com/sq/docs/2022-02-05/231.doc

Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet i skenuar, në mënyrë elektronike, përmes e-mail adresës:
konkurs@rtklive.com, prej 06.02.2024 deri më 20.02.2024 në orën 23:59.
Vetëm aplikacionet dhe dokumentet e dorëzuara përmes postës elektronike do të pranohen.
Aplikacioni dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe pas afatit të paraparë nuk do të merren në
konsiderim.

Location