Job Description
Credica LLC si rezultat i zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për pozitat:
Zyrtar Ligjor
Prishtinë (1), Prizren (2), Pejë (2), Gjilan (2), Mitrovicë (2)
Përgjegjësitë kryesore për:
- Të kontaktoj dhe menaxhoj në baza të rregullta klientët në portfolion e saj/ tij;
- Të bëj vizita të rregullta në terren te klientët dhe organet e përmbarimit të përcaktuar në portfolion e saj/tij;
- Të bëj vlerësimin e ekspozimeve kreditore jo-performuese me maturi dhe profesionalizëm dhe të propozoj zgjidhje adekuate;
- Punë tjera të përcaktuara nga menaxhmenti.
Kërkesat për vendin e punës:
- Diplomë universitare nga fakulteti juridik ose në vitin e fundit në Juridik;
- Eksperiencë pune në procedurën përmbarimore, mbledhjen e kredive jo-performuese, kredidhënie apo të ngjashme përbën avantazh;
- Aftësi të shquara komunikimi, organizative dhe analitike;
- I/E dedikuar dhe vetëmotivuar për sukses;
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (posaçërisht Excel dhe Word);
- Të posedoj Patentë Shoferi të kategorisë “B”.
Të dhënat:
Pozita: Zyrtar Ligjor;
Vendndodhja: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Mitrovice;
Kontrata: Sipas Ligjit të Punës
Aplikimet mbyllen: 17 Shtator 2023
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet tjera përcjellëse në e-mail adresën: hr@credica.org
Vetëm aplikacionet e pranuara përmes e-mail adresës së lartpërmendur do të merren parasysh. Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.