Job Description
Kompania BALKANT TRADE SH.P.K. PRIZREN është kompani e distribuimit dhe te prodhimit të produkteve të ndryshme per HORECA , shpall këtë:
K O N K U R S
1. Zyrtare të Financave – Një (1) pozitë;
Vendi i Punës: Prizren;
Detyrat kryesore:
- Kryen përgatitjen e pasqyrave financiare, listë pagesave, deklarimeve të TVSH-së, taksave dhe detyrimeve tjera ligjore, sipas afateve;
- Organizon dhe përgatitë dokumentacione dhe raporte të ndryshme financiare;
- Është përgjegjëse për analizat e të ardhurave dhe shpenzimeve;
- Merr pjesë në analizimin e të ardhurave dhe shpenzimeve;
- Monitoron çmimet e blerjes dhe raporton për ndryshimet e tyre;
- Mirëmban dhe arkivon faturat e furnitorëve;
- Regjistron faturat e blerjes së mallit në sistem;
- Regjistron faturat e kthimit të mallit;
- Detyra tjera që janë në funksion të përmbushjes së detyrave nga ana e tij/saj apo që i kërkohen nga Udhëheqësi.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar nivelin e studimeve Bachelor në drejtimin Ekonomik, Financiar apo të ngjajshme (niveli pasuniversitar i studimeve dhe çertifikimi si teknik i kontabilitetit është përparësi);
- Të ketë minimalisht 1 vit eksperiencë në të njëjtin profil pune (përparësi);
- Të ketë njohuri elementare të punës në financa;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
- Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.
Ne ofrojmë:
- Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
- Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
- Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
- Pagesë të orëve shtesë;
- Sigurim shëndetësor;
- Punë nga e hëna në të premten;
- Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.
CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj mund t’i dërgoni në adresën elektronike: info@balkan-trade.org të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni, ose mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e BALKAN TRADE SH.P.K. në Rr. Besim Shala p.n, (Ish Perllonka) Prizren.
Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 06.10.2023 në ora 17:00.