Menaxher/e Dyqani (Gjilan)

February 5, 2024

Job Description

Neptun Kosova shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtëpiake.

Qëllimi i Pozicionit: Fokusi kryesor i një Menaxheri/e është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe nje eksperiencë pozitive në blerje.

Pozicioni: Menaxher/e Dyqani

Departmenti: Retail

Vendodhja: Gjilan

Jeni energjikë dhe të apasionuar pas teknologjisë?

Jeni një person me pasion, dashamirësi dhe buzëqeshje?

A ju pëlqen të komunikoni me njerëzit e tjerë?

A ju pëlqen të punoni në një mjedis modern dhe miqësor?

Dëshironi të punoni në një kompani dinamike me mundësi trajnimi dhe zhvillimi të vazhdueshëm?

Atëherë ju jeni ai / ajo që NEPTUN po kërkon!

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  •     Përgjegjës për veprimtarinë operacionale të dyqanit.
  •     Kontrollon shitjet në mënyrë që të arrihen targetet e caktuara
  •     Performon aktivitete dhe kontrollon lëvizjet ditore
  •     Ndihmon në organizim për të rritur efikasitetin brenda ekipit

Kërkesat:

  • Diplomë Universitare
  • Minimalisht përvojë pune tre vjeçare në menaxhim
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Shkathtësi të menaxhimit të stresit gjatë punës nën presion
  • Shkathtësi ndërpersonale si: i/e orientuar në detaje, i/e vetëmotivuar me aftësi komunikimi të shkëlqyera…

NEPTUN  ju ofron:

  • Trajnim të vazhdueshëm
  • Pagë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performances si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
  • Ambient të shkëlqyer pune në dyqane moderne
  • Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre në e-mail në adresën tonë elektronike hr@neptun-ks.com ose duke plotesuar formen e aplikimit online ne linkun si vijon:

https://www.neptun-ks.com/job-advertisement-details.nspx?advertisement=1095

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”

Location