Menaxher/e për Zhvillim të Biznesit

October 4, 2023

Job Description

POZICION I LIRË PUNE

Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë: Menaxher/e për Zhvillim të Biznesit

Drejtoria Qendrore, Prishtinë       

Kriteret e nevojshme:

  • Diplomuar në shkencat Ekonomike, Financë bankë dhe kontabilitet, Menaxhim, ose Shkenca ekzakte
  • Master / Doktoraturë në Fushën e Manaxhimit/Financës
  • Eksperiencë mbi 5 vite në sektorin bankar dhe trajnime specifike përbëjnë avantazh
  • Aftësi shumë të mira manaxheriale dhe organizative
  • Vizion të gjerë dhe planifikues
  • Aftësi shumë të mira për të gjeneruar ide dhe projekte të reja në funksion të punës
  • Aftësi për të motivuar dhe udhehëqur punën në grup
  • I/E orientuar drejt rezultatet
  • Aftësi shumë t mira analitike
  • Aftësi shumë të mira bindëse dhe shitëse
  • Aftësi të mira për të punuar në mënyrë të pavarur
  • Aftësi shumë të mira komunikuese me shkrim dhe verbale
  • Etikë profesionale, impenjim dhe integritet personal

Funksioni kryesor i Departamentit të Zhvillimit të Biznesit:

Departamenti i Zhvillimit te Biznesit ka si funksion kryesor rritjen e aktivitetit dhe biznesit të Bankës nëpërmjet krijimit, implementimit dhe monitorimit të strategjive të shitjes për të gjitha segmentet e Bankës duke udhëhequr forcën shitëse drejt arritjes së objektivave të vendosura nga institucioni.

Detyra e Menaxherit/es të  Zhvillimi te Biznesit është rritja e fuqisë promovuese dhe shitëse të bankës, nëpërmjet koordinimit të punës midis departamentit dhe njësive brenda bankës për arritjen e qëllimit final, të rritjes së fitimit te bankës.

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive:

  • Menaxhimi i strukturave/njësive të Departamentit të Zhvillimi të Biznesit drejt rritjes dhe shtimit të biznesit të bankës në të gjitha segmentet e saj;
  • Dizenjimi i strategjive të shitjes dhe sigurimi i implementimit të tyre në të gjithë stafin përbërës të departamentit;
  • Krijimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve strategjike me klientë të të gjitha segmenteve të cilët operojnë në treg;
  • Menaxhimi i negociatave me klientë potencialë të Bankës në përfitime dypalëshe;
  • Vendosjen e objektivave të shitjes për të gjithë strukturën përbërëse të departamentit të zhvillimit të biznesit;
  • Përgjegjës për dizenjimin e strategjisë së marketingut të bankës;
  • Përgjegjës për menaxhimin e degëve të Bankës, drejt arritjes së objektivave afatgjatë dhe afatshkurtër të bankës;
  • Përgjegjës për vendosjen e objektivave të strukturave shitëse të kredisë Korporatë, SME, Individë, Agro dhe Mikro,dhe mbikqyrja e strategjisë shitëse për arritjen e tyre;
  • Përgjegjës për mbikqyrjen dhe vlerësimin e performancës së punonjësve në vartësi;
  • Raporton vazhdueshëm të Menaxhmenti i Lartë i Bankës;
  • Është përgjegjës për projekte të ndermarra nga manaxhmenti i lartë i bankës me qëllim zhvillimin e biznesit;

Çfarë ofrojmë ne:

Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosferë dinamike dhe grup punë në rritje. Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.

Të interesuarit të dërgojnë CV (në formatin PDF) në adresën: burimenjerezore@bankacredins-ks.com

Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë  Departamentit te Burimeve Njerezore të Banka Credins Kosovë.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 25.10.2023

Location