Operator/e i/e Mbikqyrjes Elektronike (3)

November 12, 2023

Job Description

Delta Security ofron shërbimet më të sofistikuara dhe më profesionale të sigurisë. Përvoja jonë e punës që nga viti 2001 dëshmon në besnikërinë dhe përkushtimin tonë ndaj klientëve, profesionit dhe shërbimeve që ne ofrojmë.Të gjithë ata që janë të interesuar të jenë pjesë e Delta Security, kemi kënaqësinë të shpallim disa vende të lira pune për pozicionet e mëposhtme:

Pozita: Operator/e të Mbikqyrjes Elektronike  (3 vende të lira)

Vendi i Punës: PRISHTINË

Përshkrimi i Detyrave:

Operatori i Mbikqyrjes Elektronike do të ketë përgjegjësi për monitorimin e sistemeve të sigurisë në Qendrën e Kontrollit, duke përfshirë sistemet alarmuese dhe ato të video-vëzhgimit.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Përgjithshme:

  • Të keni përfunduar shkollën e mesme, ndërsa shkollimi i lartë preferohet;
  • Aftësi të mira kompjuterike;
  • Përvojë pune prej të paktën një viti në fushën e kërkuar është e preferueshme;
  • Të mos keni qenë i dënuar apo i ndjekur penalisht;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, raportimit dhe qasjes në punë;
  • Aftësi për të punuar në situata stresuese;

Benefitet:

  • Orar i rregullt i punës;
  • Paga konkurruese bazuar në përvojën dhe aftësitë e aplikantit;
  • Mundësi avansimi profesional dhe në karrierë;

Mënyra e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar, të cilët plotësojnë kushtet e cekura më lart, mund të konkurojnë duke dërguar CV-në e tyre përmes butonit ‘Apliko Këtu‘ ose në adresën e emailit: apliko@deltasecurity.biz . Ju lutemi të përdorni “Aplikim për Operator të Mbikqyrjes Elektronike” si subjekt të email-it.

Data e Fundit për Aplikim: 10.12.2023, ora 16:00

Kandidatët që përzgjedhen në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë. Faleminderit për interesimin tuaj në Delta Security.

Location