Job Description
KONKURS PUNE
AMC Corporation SHPK shpall konkurs pune.
Titulli i Pozites: ZYRTAR I BURIMEVE NJERZORE
Lokacioni: Prishtine
Data e hapjes: 05.10.2023
Data e mbylljes: 25.10.2023
Detyret dhe Pergjegjesite
- Pergjegjese per te gjitha ceshtjet administrative qe lidhen me pregaditjen e dokumentacionit te punetoreve dhe mirembajtjen e tyre.
- Pergjegjese per procesin e rekrutimit. Pregadit shpalljet (konkurset) e punes, shqyrton dhe seleksionon aplikacionet e pranuara, cakton dhe miremban agjenden per Intervista dhe ne fund bene informimin e kandidateve rreth pranimit apo refuzimit te tyre për punën për të cilën ata aplikojne.
- Pergjegjese per mirembajtjen e dosjeve te punetoreve, kontratat e punes, arkiven, etj.
- Pregadit dokumente te ndryshme per personelin e kompanise (vertetime, vendime, referenca, etj)
- Mban evidencen per numrin e punetoreve; miremban dhe perditeson te dhenat per stafin aktiv dhe joaktiv te Kompanise.
- Mban evidencen per mungesat, pushimet dhe lejet e stafit.
- Harton politika qe synojne ne permiresimin e kushteve te punes dhe motivimin e punetoreve.
- Pergjegjese per ruajtjen e sekreteve afariste te kompanise (qarkullimi, pagat, bonuset, fitimet, etj.)
- Ndihmon ne zbatimin e kerkesave te te gjitha procedurave operacionale te Burimeve Njerzore.
- Kryen pune tjera sipas urdhereses se Menaxherit apo Drejtorit Ekzekutiv ndaj te cileve njekohesisht eshte edhe pergjegjes/e per punen e kryer.
Kualifikimet e kerkuara
Edukimi: Diplomë Bachelor ne Burime Njerzore, Juridik apo fushe perkatese.
Pervoja e Punes: 2 vite përvojë pune ne Burime Njerzore apo zyre Ligjore.
Aftësitë ndërpersonale: Zyrtari i Burimeve Njerzore ka bashkpunim të vazhdueshëm me te gjithe punetoret e kompanisë dhe duhet të tregoj sjellje pozitive dhe te mire edhe gjatë situatave më të vështira.
Aftesite kompjuterike: Aftesi te mira kompjuterike dhe te punoi me sukses me sistemet digjitale te kompanise.
Diskrecion: Departamenti i Burimeve Njerëzore permban informacione konfidenciale dhe ato duhet trajtuar me seriozitet dhe diskrecion te madh.
Aftesite Tjera:
- Njohuri te mira te gjuhes Angleze (folur, shkrim dhe lexim).
- Njohuri te mira te Ligjit te Punes.
- Njohuri te mira te procedurave te Burimeve Njerzore.
- Aftesi te mire te komunikimit dhe prezantimit
- Aftesi te menaxhimit te punes nen presion.
Kandidatet e interesuar mund te dergojne CV e tyre (Certifikatat, Trajnimet) permes linkut: info@amc-ks.com